![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/05/presidenti-begaj-takohet-me-autoritetet-lokale-te-kietit_64731b0fc1d9a.jpeg?resize=1140%2C694&ssl=1)
Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Itali, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj vizitoi qytetin e Kietit, ku u prit nga autoritetet lokale, ndër të cilët Kryetari i Bashkisë të Kietit, Diego Ferrara, Presidenti i Provincës së Kietit, Francesco Menna, Prefekti i Kietit, Mario Della Cioppa etj.
Në fjalën e mbajtur gjatë takimit, Presidenti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që i është dhënë shqiptarëve për t’u integruar në Itali, por edhe në ndihmesën që i është dhënë Shqipërisë në proceset integruese.
Kreu i Shtetit vuri në dukje gjithashtu ndihmën e qendrës spitalore të Kietit dhe Provincës së Kietit, në trajtimin e fëmijëve dhe pacientëve shqiptarë, veçanërisht në repartin e hematologjisë.