Lajme

Sekuestrohen 10 thasë me flokë njeriu në aeroport, policia i zbuloi nga skanimi me rreze X

Në kuadër të punës së kryer nga ekipet e Drejtorisë së Inteligjencës dhe Kontrabandës Doganore të Stambollit dhe Drejtorisë së Doganave Sabiha Gökçen, është ndjekur një pasagjer i huaj të cilit iu gjetën 10 thasë me flokë njeriu. Ai iu nënshtrua skanimit me rreze X, dhe u kontrollua pak para se të dërgohej në sallën e pasagjerëve. Ekipet kanë marrë masa dhe kanë ndjekur nga afër pasagjerin, ku pas lëvizjeve të të dyshuarit, ekipet përcaktuan lidhjen e pasagjerit me tre persona të tjerë.Pasagjeri i dyshimtë, pasi ka kryer procedurat e pasaportës, ka marrë bagazhin dhe është nisur drejt daljes, pa e ditur se po e ndiqnin. Në këtë fazë kanë ndërhyrë ekipet e policisë.

Nga kontrolli u pa se në 10 thasë që i përkisnin 4 të dyshuarve, kishte flokë njeriu, raporton “DHA”. Si rezultat i operacionit u sekuestruan 450 fije floku njeriu me peshë totale 68 kilogramë, dhe u konstatua se flokët kapin vlerën e afërsisht 1 milion e 600 mijë lira.

TS Poll - Loading poll ...