Në çdo vit nga universitetet e shteti helvetik, por edhe të shumë shteteve perëndimore, na vijnë lajme të gëzueshme për arritje dhe triumfe të të rinjve tanë nëpër katedra universitare, ku stolisen e kurorëzohen me titujt më të lartë shkencorë nga më të ndryshmit, transmeton albinfo.ch.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Kristela Tepelena është eksperte për integrimin e emigrantëve në Gjenevë. Aty jeton që nga viti 2015 dhe ka përfunduar studimet për Sociologji dhe Shkenca Politike në Universitetin e Gjenevës. Kristela punon si Asistente Sociale në “Hospice General“, një Institucion i ndihmës sociale në Kantonin e Gjenevës.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Ajo është edhe njohëse e katër gjuhëve: anglisht, frëngjisht, italisht dhe spanisht.
Theksohet se Kristela, përveç punëve të saj profesionale, ligjëron edhe në Institucione Kantonale dhe organizata që merren me emigrantët në Zvicër. /Albinfo.ch