ShowBizzz

Televotim i fortë, konkurrenti i “BBV” e thotë “troç”: E di që kam për të ikur javën tjetër!

Mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të primet, Meriton Mjekiqi dhe Shkëlqim Bega kanë bërë mundje në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Dyshja kanë shqetësuar dy banorët e tjerë që ishin në dhomë duke fjetur gjumë.

“Hey çuna mos u rrifni aman”– tha Graciano Tagani i cili po qëndronte me ta.

TS Poll - Loading poll ...

“Do të më rrah sepse e di që kam për të ikur javën tjetër”– u shpreh Çimi duke treguar që ai e ka një parandjenjë që javën e ardhshme do të eleminohet nga shtëpia, kjo sepse boksieri është konkurrenti më i ri i shtëpisë dhe publiku mund të mos e njohur mirë atë.

Kujtojmë që Shkëlqimi është në një nominim me të gjithë konkurrentët e reality show, duke përjashtuar Romeo Veshaj, i cili pas një televotimi “kokë më kokë” me partneren e tij, Heidi Baçi, aktori u shpall finalisti i parë i “BBV”