Lajme

Temperatura deri në 28 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Do të vijoje ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike në territorin Shqiptar; duke sjellë mot të kthjellët dhe temperature relativisht të larta gjatë orëve të paradites.

Orët e pasdites sjellin grumbulllim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë vendin, më të dukshme në Qarqet, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku priten edhe mini-stuhi breshëri. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit POR mesdita do të sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës deri në mesditë do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë vranësirat në të gjithë territorin duke sjellë reshje shiu. Pritet që përkohësisht të jenë me intensitet edhe mesatar në Jugperëndim të Kosovës, konkretisht në qytetin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV, MBETET nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shumta gjatë mesditës dhe pasdites, duke gjeneruar reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore të vendit. Ndërsa orët e paradites dhe mbrëmjes në MV do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave./abcnews.al