Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës në veri për të çelur zyrat e bashkive.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka theksuar se dhuna e sotme në veri duhet të ndalohet menjëherë.
“SHBA-ja dënon aksionin e ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për t’iu qasur objekteve komunale në veri të Kosovës. Masa e dhunshme sot duhet të ndalohen menjëherë”, ka shkruar Hovenier në Twitter