ShowBizzz

U akuzua për ngacmim seksual, reagon reperja e njohur

Reperja Megan Thee Stallion po përballet me akuza ngacmimi seksual nga një prej videografëve të saj, lajm ky i bërë publik të martën.

“Ky është një punonjës që po kërkon para dhe nuk ka asnjë padi të ngritur për ngacmim seksual. Këto akuza po bëhen për ta turpëruar Megan. Do përballemi në gjykatë me këtë çështje”, deklaruan zëdhënësit e reperes.

TS Poll - Loading poll ...

Videografi Emilio Garcia akuzoi Megan për krijimin e një ambienti toksik pune duke dërguar ankesë në gjykatën e Los Angeles. Ai ka deklaruar se në vitin 2022, u detyrua nga reperja ta shihte atë duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua, teksa ishin në Ibizia me turneun muzikor të saj.

Garcia deklaron se ishte e pamundur për të që të largohej nga situata, pasi autobusi ishte në lëvizje dhe u traumatizua nga ajo që pa. “U ndjeva keq dhe ngriva, sepse u shokova. Nuk më besohej që po ndodhte e gjitha krah meje”, ka deklaruar videografi.

Më tej, ai ka shtuar se ky incident i ka krijuar një sërë problemesh me shëndetin mendor, nga ankthi te depresioni. Sipas tij, Megan i ka kërkuar të mos e tregojë kurrë se çfarë pa. Akuzat e Garcia vazhdojnë edhe me bullizim nga ana e reperes, e cila ka qenë shefja e tij prej 2018-ës deri në 2023-shin.