Lajme

U shkarkua nga detyra e Drejtorit të burgut në Fushë-Krujë, arrestohet Durim Toska

Drejtori i Burgut të Fushë Krujës, Durim Toska është arrestuar mbrëmë në Pogradec.

Arrestimi i tij u krye 1 orë pasi ministria e Drejtësisë informoi për shkarkimin e Toskës nga posti i Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë-Krujë, raporton gazetari Sokol Dema.

“Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, ka ndërmarë këtë hap, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cënuara nga Durim Toska, informoi në orët e vona të mbrëmjes së sotme (Ora 22:30, 2 dhjetor 2023) zyra e shtypit e kësaj ministrie. Vendimi vjen në përshtatje me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin e efikasitetit dhe integritetit në sistemin e drejtësisë” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Pritet që në vijim të mësohen më shumë detaje lidhur me arrestimin e Durim Toskës dhe shkarkimin e tij.

Lajm në përditësim