Lajme

UNICEF: 420 fëmijë plagosen ose vriten në Gaza çdo ditë

Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell ka folur në lidhje me luftën e ashpër në Gaza.

Ajo në takimin e Këshillit të Sigurimit në OKB tha se më shumë se 420 fëmijë po vriten ose plagosen në Gaza nga kolfikti i dhunshëm.

Russell shtoi se dhuna që ushtrohet ndaj fëmijëve shtrihej përtej Rripit të Gazës. Në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jerusalemin Lindor, të paktën 37 fëmijë raportohet se janë vrarë, ndërsa të paktën 20 mbeten peng në Rripin e Gazës.

Kostoja e vërtetë e këtij përshkallëzimi të fundit do të matet në jetët e fëmijëve, atyre të humbur nga dhuna dhe atyre të ndryshuara përgjithmonë prej saj.

Pasojat e traumës së tmerrshme që po përjetojnë palestinezët dhe fëmijët izraelitë mund të zgjasin një jetë”, tha ajo.