Lajme

VIDEO/ David Beckham i bën Mbretit Karl III dhuratën e pazakontë

Në një event për modën britanike, Mbreti Karl III dhe David Beckham u takuan të enjten, më 18 maj. Ish-ylli i futbollit i bëri një surprizë të këndshme monarkut të ri. I ofroi një kavanoz me mjaltë që e bëri vetë në shtëpi, ku mban koshere bletësh.

Beckham thuhet se ka ngritur koshere bletësh në kopshtin e shtëpisë së tij në Cotsëolds që nga koha e karantinës. Mbreti Karl III dukej se ishte veçanërisht mirënjohës për dhuratën e Davidit.

 “Natyrisht që është një javë e rëndësishme për Madhërinë e Tij dhe familjen e tij dhe ne jemi shumë të emocionuar që jemi këtu sonte. Është kënaqësi e madhe të takojmë mbretin. Gjithmonë e kam dashur familjen mbretërore”, tha David pak para takimit me monarkun e ri./abcnews.al

TS Poll - Loading poll ...