Lajme

Video e Monika Lubonjës dhe Gent Hazizit nga dhoma e hotelit “bën lëmsh” rrjetin

Monika Lubonja dhe Gent Hazizi kanë trazuar rrjetin me videon në dhomën e gjumit. Aktori shfaqet gjysmë i zhveshur në dhomën e gjumit, ndërsa nuk mungojnë dhe batutat mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Genti: Më kishte marrë malli për ty!

Monika: Hiqi duart hiqi. Gent Hazizi dëgjo nuk je me Olta Gixharin këtu. Unë jam Monika

Genti: Hë mo se e kemi skenë filmi tani.

Monika: Hë pra, unë jam Monika.

Genti: Ke qenë edhe ti te Big-u po hë.

Monika: Kam qenë te Big-u, po Bigu jonë ishte 1-sh.

Genti: Do ta bëjmë skenën?

Monika: Hiqi duart (qesh)

Mesa duke kjo skenë mund të jetë pjesë e ndonjë filmi të xhiruar, ku aktorët me shumë gjasa mund të jenë protagonistë. Por kjo mbetet ende për t’u parë se për cilin projekt bëhet fjalë.