Lajme

VIDEO/ Kylian Mbappe heq mendjen nga merkato, shfaqet në SHBA duke kërcyer me supermodelen Kendall Jenner

Kylian Mbappe po e jeton në maksimum këtë verë teksa së fundmi është parë duke kërcyer me supermodelen Kendall Jenner në një festë në SHBA.

Francezi e largoi mendjen nga e ardhmja e tij në Paris Saint-Germain, teksa fluturoi përtej oqeanit për të marrë pjesë në festën luksoze të miliarderit Michael Rubin. Pas pijeve dhe darkës, të ftuarit morën rrugën për në tarracë ku Mbappe dhe modelja numër 1 në botë u panë duke u larguar së bashku deri në orët e vona të natës.

Festa e Ditës së Pavarësisë është bërë një ngjarje e përvitshme në bregun lindor dhe Mbappe dukej se po kënaqej teksa u fotografua së bashku me Jay-Z dhe Tom Brady, si dhe u takua përsëri me Kim Kardashian, e cila ndoqi një ndeshje të PSG në mars të këtij viti.

TS Poll - Loading poll ...
@papibrum kendall dancing w/ kylian mbappè LORD HAVE MERCY #kendalljenner #mbappe #kylianmbappé #michaelrubin #foryou #allwhiteparty #foryoupage #viral #fyp #blowthisup #psg #mbappè #realmadrid ♬ original sound – MSZ®