Lajme

VIDEO/ Luizi dhe Kiara të ftuar Vip në dasmën e vajzës së Tom Doshit, momenti kur çifti ia marrin valles

Figura të njohura të politikës, biznesit dhe showbiz-it u bënë bashkë mbrëmjen e djeshme në ceremoninë madhështore të organizuar nga vajza e Tom Doshit, Briana dhe bashkëshorti i saj Bruno Çela.

Përveçse kurorëzuan dashurinë e tyre, Briana dhe Bruno festuan edhe një vjetorin e dashurisë më të madhe, vogëlushes së tyre.

Të ftuar special ishin edhe çifti Kiara dhe Luizi, pasi ky i fundit të gjithë e dini që ka marrëdhënie miqësore me familjen Doshi.

TS Poll - Loading poll ...

Luizi kishte përzgjedhur të vishte një kostum smoking të zi, ndërsa Kiara si çdo herë tjetër nuk na ka zhgënjyer me veshjen. Ajo kishte vendosur të vishte një fustan të kuq saten, të ngushtë, në të cilin dukej e mrekullueshme.

Përveç, pamjeve nga festa madhështore, dekori mbreslënës, të cilin duhet ta themi që nuk e kishim parë në asnjë event tjetër në Shqipëri, në rrjet po bëjnë xhiro dhe pamjet ku çifti Luiz-Kiara shihet duke kërcyer.

@gjithckashowbz♬ suono originale – 🔥📸GjithckaShowBiz📸🔥