Lajme

VIDEO – Pakistan, këputet kablloja, 6 fëmijë dhe 2 të rritur mbeten të bllokuar në teleferik në 1200 metra lartësi

Sipas zyrtarëve, gjashtë fëmijë dhe dy të rritur kanë mbetur të bllokuar në një teleferik që varet 1200 metra mbi një rajon malor në veriperëndim të Pakistanit.

Fëmijët po përdornin teleferikun për të shkuar në shkollë e cila ndodhej në provincën e Khyber Pakhtunkhwa, kur një kabllo u shkëput në një rajon të largët malor, raportojnë mediat e huaja.“Një kabllo e teleferikut është shkëputur, brenda saj ka një minimum prej tetë personash që përbëhen kryesisht nga nxënës shkolle”, tha Abdul Basit Khan, një zyrtar i lartë për agjencinë provinciale të shpëtimit.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive tha në një deklaratë se ushtrisë pakistaneze i ishte kërkuar të kryente një mision shpëtimi me helikopter.

Syed Hammad Haider, një zyrtar i lartë provincial i Khyber Pakhtunkhwa (KP), tha se teleferiku ishte varur rreth 1 mijë deri në 1,200 metra mbi tokë.

“Ne kemi kërkuar nga qeveria që të sigurojë një helikopter”, tha ai.

Kryeministri i përkohshëm i Pakistanit, Anwar-ul-Haq Kakar, ka urdhëruar mbylljen e menjëhershme të të gjitha “teleferikët e shkatërruara dhe jo në përputhje”, sipas një deklarate nga zyra e tij.