![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/05/video-ska-me-dyshime-ja-si-qendron-marredhenie-midis-dy-kunatave_646caf2fbbd7b.webp?resize=600%2C360&ssl=1)
Pas përfundimit të Big Brother Vip 1, një nga temat më të diskutuara e cila vijon dhe sot të komentohet gjerë e gjatë është marrëdhënia e Einxhelit me Sarën.
U tha se dy vajzat që praktikisht quhen ‘kunata’ pasi të dashurit e tyre janë të ngushtë si vëllezër nuk takohen, madje u tha se dhe janë zënë.
Por, më në fund ka qenë Einxhel e cila ka treguar raportet që ka me Sarën, kështu dhe fansat janë më të qetë.
Në një postim në “Instagram”, moderatorja ka publikuar një video të Sarës e cila shtyn karrocën e bebit Trev.
“Unë me të vërtetë nuk e takoj shumë Sarën,por ama kur e takoj,e takoj gjithë ditën”, dëgjoeht të thotë Einxhel.