Lajme

VIDEO/ Skandali me audion erotike në “EURO 2024”, vetëzbulohet autori

Shorti i “Euro 2024” u bë ngjarja më e fundit live që u ndërpre nga disa audio të një filmi pornografik që u dëgjuan në sallë gjatë ceremonisë. Për disa orë në vazhdim ngjarja mbeti pa autor, derisa një person i quajtur Dan Jarvis ka marrë përsipër autorësinë e “shakasë”.

Jarvis ka publikuar një video në rrjetin social “X”, ku merr përsipër autorësinë e vendosjes në sfond të audios pornografike.

I njohur si ‘Jarvo69’, mori përgjegjësinë për shakanë ‘pa kripë’, duke pretenduar në një transmetim të drejtpërdrejtë se gjithçka ishte një rreng i tyre:

Ne ja dolëm, arritëm ta bënim këtë. Zhurmat e seksit në shortin e Euro 2024. Ju dua djema.”