Lajme

VIDEO/ Tifozi i Tiranës ndërpret koncertin e Elvanës, ulet në gjunjë dhe surprizon të dashurën

Propozimi është një nga momentet më të bukura për një çift të cilët vendosin të kalojnë jetën së bashku. Sigurisht kur propozimet vijnë në organizime të ndryshe i shtojnë edhe më shumë bukurinë dhe emocionet.

I tillë është rasti i tifozit të zjarrtë të Tiranës, Denis Balla, i cili ka bërë hapin e rëndësishëm në jetën e tij. Ai bashkë me të dashurën e tij kishin vendosur të ndiqnin LIVE koncertin e organizuar nga Elvana Gjata pak ditë më parë në stadiumin “Air Albania”.

Në një moment gjatë festës, tifozi bardheblu vendos të surprizojë të dashurën e tij dhe i nxjerr unazën duke ndërprerë edhe këngën e këngëtares së njohur. Të gjithë të pranishmit bashkë me Elvanën duartrokitën dhe brohoritën për këtë moment të veçantë. E sigurisht si të ndodhë ndryshe, tifozi i “Tirona Fanatics” merr “PO”-në e jetës në stadiumin “Air Albania”.