Lajme

Vrasësja seriale e foshnjave dënohet me burgim të përjetshëm

Një gjykatë britanike ka vendosur që Lucy Letby do të kalojë pjesën tjetër të jetës së saj në burg për vrasjet dhe tentativat për vrasje të foshnjave në spitalin ku ajo punonte.

Vrasësja seriale e fëmijëve në historinë moderne britanike u dënua nga një juri për vrasjen e shtatë foshnjave dhe përpjekjen për të vrarë gjashtë të tjerë ndërsa punonte në njësinë neonatale të spitalit ”Kontesha e Chester” midis viteve 2015 dhe 2016.

Vendimi u dha nga Gjykata e Kurorës së Mançesterit.

Në leximin e sentencës live në televizion, gjyqtari James Goss foli për “paramendim, llogaritje dhe keqdashje” në veprimet e Letby, të cilat kishin një “ndikim të jashtëzakonshëm” në shumë familje.

“Kjo ishte një fushatë mizore, e llogaritur dhe cinike e vrasjes së fëmijëve që përfshinte fëmijët më të vegjël dhe më të cenueshëm”, tha gjykatësi, ndërsa dha dënimin, sipas BBC.

Letby refuzoi të kthehej në gjykatë për të dëgjuar dënimin e saj.

“Ishte një makth i gjallë”, tha nëna e djemve binjakë, njëri prej të cilëve u vra dhe një i mbijetoi helmimit nga insulina.

“Bota jonë u shkatërrua kur hasëm të keqen e maskuar si një infermiere e kujdesshme. Duam drejtësi dhe ajo ditë ka ardhur, tha nëna e një vajze dyditëshe, që u vra nga Letby./ a.jor.