Lajme

Zbardhet dëshmia e Naim Murselit, mohon inskenimin e vrasjes: Nuk ika nga vendngjarja

Gjykata e Prishtinës la në burg Naim Murselin dhe dy personat e tjerë që u përfshinë në vrasjen e Liridona Ademajt mbrëmjen e 29 nëntorit.

Policia e Kosovës ka arritur të zbardhë ngjarjen në më pak se 24 orë ku pas varrimit te së ndjerës Liridona Ademaj, policia arrestoi bashkeshortin Naim Murseli si porositësi i nënës së fëmijëve të tij.

Në seancën e mbajtur ditën e sotme Murseli është shprehur se nuk ishte larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa pretendon se i ishte rrezikuar jeta njësoj si Liridonës.

Naim Murseli gjykaten e Prishtines
Naim Murseli gjykaten e Prishtines

“Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e policisë”, thuhet se ka thënë i dyshuari sipas vendimit të gjykatës.

Avokati Ahmet Ahmeti ka thënë se Naim Murseli nuk e ka kryer veprën penale në vend, kohë dhe mënyrë siç përshkruhet në dosjen e prokurorisë dhe nuk është i përfshirë në vrasje.

“I mbrojturi im nuk është fare i involvuar në kryerjen e këtyre veprave penale dhe nuk ka arsyje të përsëris veprën penale se nuk e ka bë”, – ka thënë avokati Ahmeti.

Avokati kishte kërkuar nga gjykata që kërkesën për caktimin e paraburgimit të mos e aprovojë, apo të caktojë një masë alternative. Vendimi për caktimin e paraburgimit është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Sulltane Hoti.

Granit Plava ka pranaur se ka marre 30 mije euro nga Naim Murseli, qe te vriste gruan e tij, Liridonen
Granit Plava ka pranaur se ka marre 30 mije euro nga Naim Murseli, qe te vriste gruan e tij, Liridonen

Në burg ka mbetur edhe Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen me armë zjarri dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së si dhe kushërir i Naimit.

Ndërkohë pas kërkesës së vëllait, shteti i Kosovës ka aprovuar kërkesën për zhvarrosjen e trupit të 33-vjeçares. Rivarrosja do të bëhet nesër në orën 14:00 në fshatin Rracaj, në vendin ku ajo ka lindur dhe jetojnë familjarët e saj.