LifeStyle

“1 në 100 nuk kanë qeliza spermatozoide ”, gjinekologia tregon pse është rritur infertiliteti te meshkujt

Mjekja gjinekologe Edlira Bylykbashi është shprehur se infertiliteti te meshkujt është rritur.

Komentet Bylykbashi i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se një në 20 meshkuj kanë probleme me lëvizshmërinë, shpejtësinë dhe numrin e spermatozoideve, ndërsa një në 100 meshkuj nuk kanë fare qeliza spermatozoide.

Ajo tha gjithashtu se nëse ngjithashtu se nëse një çift tenton për 12 muaj me radhë shtatzëninë përmes jetës seksuale normale dhe nuk e arrin, atëherë jemi në kushte infertiliteti.

“Njeriu mund të vuajë nga infertiliteti apo steriliteti, njëlloj si sëmundjet e tjera. Nëse një çift tenton më shumë se 12 muaj jetë seksuale normale dhe nuk arrin shtatzëninë, atëherë jemi te infertiliteti.

Infertiliteti mashkullor është në rritje. Te meshkujt kemi numër të madh që kanë nivel të ulët të spermatozoideve, një në 20 meshkuj kanë probleme me lëvizshmërinë, me shpejtësinë, me numrin.

Ndërsa 1 në 100 meshkuj nuk ka fare qeliza spermatozoide. Ky është tagri i njerëzve që do shkojnë ose drejt riprodhimit të asistuar, ose drejt birësimit”, tha Bylykbashi.


gjinekologai