Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj është shprehur se aktualisht grupi hetimor ka disponon informacione për personat konkretë të dyshuar të përfshirë në sulmin me armë ndaj televizionit kombëtar Top Channel, një vit më parë. Për pasojë, nga breshëria e plumbave mbeti i vdekur roja.
Vocaj i ka thënë gazetares Dorjana Bezat një provë e rëndësishme që ka në dorë Policia e Shtetit është një mbetje biologjike që është gjetur në një gëzhojë.
ADN-ja e përftuar nga ekspertiza e gëzhojës nuk është identifikuar ende se kujt i përket, ndaj i është dërguar dhe Interpolit dhe agjencive policore të vendeve fqinje. Megjithatë, ende nuk ka një rezultat konkret dhe ngjarja.
“Policia ka një vlerësim të posaçëm për këtë ngjarje dhe ka një grup të posaçëm hetimor me oficer të dedikuar dhe kryesuesi i Prokurorisë Tiranë. Policia disponon informacione për persona konkret të përfshirë. Po vijon puna me metoda speciale hetimi. Kjo ngjarje po hetohet edhe në raport me ngjarje të tjera kriminale të ndodhura jo vetëm në Tiranë.
Po hetohen tabulate telefonike që i kanë hapur një prespektivë të re hetimit. Është analizuar makina me të gjitha elementet dhe parametrat teknikë. Kjo analizë i ka shërbyer hetimit.
Ndërkohë një provë e rëndësishme është një mbetje biologjike në një gëzhojë ku është përftuar një ADN por që nuk është identifikuar ende se kujt i përket. I jemi drejtuar databazave të Interpol dhe policive fqinje por ende nuk është gjendur”, është shprehur drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj.
Një vit më parë, breshëri plumbash janë derdhur pak pas mesnate ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel. Autorët kanë qenë me një mjet “Range Rover” dhe kanë qëlluar me kallashnikov nga rruga drejt godinës së televizionit.
Për pasojë, ka mbetur i vdekur roja i sigurisë Pal Kola, i cili ndodhej kabinën e tij. 60 vjeçari ishte në rrethimin e brendshëm të Top Channel, duke u ngrohur, por fatkeqësisht plumbat i kanë marrë jetë.
Më poshtë, janë disa pamje të plumbave, shenjat që breshëria e tyre ka lënë pas. Hekurat e rrethimit të jashtëm dhe vetratat e xhamit janë mbushur me plumba, të cilat janë shënjuar nga grupi i hetimit në kuadër të hetimeve që po kryhen për zbardhjen e plotë të sulmit.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo