Kuriozitete

10 fakte të çuditshme që nuk i keni ditur për elefantët

Elefantët, gjitarët e mëdhenj që jetojnë kryesisht në Afrikën nën-Sahariane, Azinë Jugore dhe Azinë Juglindore, janë rrezikuar nga gjuetia pa leje.

Gjithashtu, mosgjetja e një habitati të përshkaktshëm ka dërguar gjithmonë e më tepër në uljen e numrit të tyre.

Por kur disa familje të elefantëve kanë shkuar drejt zhdukjes, ka disa fakte të çuditshme që mund të mos i keni ditur për to.

Ne po sjellim sot 10 fakte:

1. Elefantët mund të notojnë deri në 30 milje

Përmasat gjigande nuk e ndalojnë këtë gjitar të notojnë, përkundrazi, ata janë notarë të zotë dhe mund të zhyten plotësisht nën ujë. Elefantët mund janë regjistruar duke udhëtuar deri në 30 milje.

2. Elefantët rrallë sëmuren nga tumori falë një gjeni që e vret

Janë shumë të rralla rastet kur trupi i një elefanti zhvillon tumor falë gjenit TP53, i cili aktivizohet kur një organizëm zhvillon një rritje jonormale të qelizave që mund të shkaktojnë një tumor.

Ky gjen fillon të punojë në qelizat jonormale dhe riparon dëmtimin ose vret qelizën përpara se të fillojë të kthehet në tumor. Njerëzit kanë dy kopje të gjenit TP53, ndërsa elefantët kanë 40 të tilla.

3. Elefantët ndonjëherë varrosin njerëz të pajetë ose të fjetur

Ndonëse na ka rastisur të shohim elefantë të zemëruar që sulmojnë njerëz, këta gjitarë kanë një anë të butë të tyre. Nëse një elefant rastis të shohë një njeri të pajetë, ato e varrosin ai, por është i frikshëm fakti se mund të varrosin edhe njerëzit e fjetur.

4. Elefantët e rinj kanë nevojë për një figurë babai 

Elefantët meshkuj të mitur kalojnë një periudhë në jetën e tyre kur kanë potencialin të bëhen tepër hormonalë.

Nëse elefantët e mitur janë së bashku në një tufë pa një mashkull më të vjetër dhe mbizotërues, ata do të hyjnë në një periudhë të quajtur musth, ku prodhimi i testosteronit rritet ndjeshëm dhe elefantët bëhen shumë agresivë.

Figura e një babai i pengon elefantët e rinj meshkuj që të sillenme agresivitet dhe të sulmojnë.

5. Elefantët mund të dëgjojnë retë

Elefantët kanë dëgjim të jashtëzakonshëm. Ata kanë dëgjim aq të mprehtë sa mund të dëgjojnë edhe retë. Kur një stuhi po afrohet, retë prodhojnë infratinguj.

Këta gjitarë mund t’i dëgjojnë këta ultratinguj dhe kuptojnë nëse një stuhi po afrohet. Hulumtimet kanë vërtetuar që elefantët mund të njohin një stuhi shiu deri në 150 milje larg.

6. Elefantët mund të njohin gjuhë të ndryshme njerëzore

Elefantët kanë treguar një aftësi për të dalluar gjuhët njerëzore dhe gjithashtu nëse një folës është i rritur, fëmijë, mashkull apo femër.

Kjo u testua në dy gjuhët Maasai dhe Kamba. Njerëzit që flisnin Maasai nganjëherë vrasin elefantë dhe Kamba në përgjithësi jo. Me një diferencë dy me një, elefantët reaguan në mënyrë mbrojtëse ndaj versionit Maasai.

7. Një grup elefantësh kenianë nxjerrin në mënyrë aktive kripë në një shpellë

Në Kenian perëndimore, pranë një vullkani të shuar prej kohësh të quajtur Mount Elgon, jetojnë njëtufë elefantësh.

Ata hyjnë brenda shpellës Kitum deri në 150 metra thellësi dhe janë parë të largojnë kripën nga muret.

Elefantët e dëshirojnë kripë dhe është e vështirë të futen në dietën e tyre, kështu që shkëmbinjtë e pasur me natrium janë tërheqës.

8. Elefantët mund ta dëgjojnë njëri-tjetrin për kilometra të tëra me këmbët e tyre

Elefantët nuk dëgjojnë vetëm nëntinguj, por gjithashtu i përdorin ato për të komunikuar.

Tingulli që lëshojnë elefantët është krahasuar me një shpërthim. Ai përhapet në tokë si një valë goditëse dhe këmbët jashtëzakonisht të ndjeshme të elefantëve të tjerë mund ta ndjejnë atë dhjetëra milje larg.

Duke kombinuar dridhjet në këmbët e tyre me tingujt që ju dëgjojnë veshët, elefantët mund të përcaktojnë me saktësi burimin.

9. Elefantët dinë se si të nxisin lindjen

Ashtu si gratë shtatzëna keniane, që nxisin lindjen duke konsumuar një bimë, edhe elefantët janë parë të bëjnë të njejtën gjë.

10. Një elefant shkeli një grua, pastaj erdhi në funeralin e saj dhe e bëri përsëri

Në vitin 2022 një elefant vrau një grua në Indi, teksa ajo kishte shkuar në lumë për të mbushur ujë.

Nuk dihet arsyeja e saktë për këtë veprim, por ajo që u vu re ishte se elefanti u shfaq sërish në funeralin e gruas, mori kufomën e saj, e hodhi, e shkeli dhe më pas iku.

Shumica e njerëzve kanë supozuar se ishte i njëjti elefant, por kjo nuk mund të konfirmohet./