Shëndetësi

10 hormonet më të rëndësishme në trupin tonë

Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, expert i shëndetësisë

Hormonet sexuale, Insulina, melatonina, estrogjeni dhe hormonet tjera të shumta në trupin tonë, ndonjëherë është e vështirë ti mbajm në funksion të gjitha. Por është e rëndësishme të marrim me seriozitet që të funksionojn sepse shumë hormone ndikojnë në mirëqenien, disponimin, humorin tonë apo edhe peshën trupore.

Secili nga ne, duhet te ketë njohuri për këto 10 hormone. Hormonet seksuale, të cilat janë shumë të nevojshme qe organizmi të funksionon dhe të posedon ekuilibër fiziologjik, duhet rregullisht të lirohen në organizmëm. Këto lirohen vetëm gjatë aktit seksual.

Mungesa e hormoneve sexuale shkakton, nervozitet, mos relaxim, disponim të zymt, humbje kënaqësie dhe
Shumica e njerëzve ndoshta kanë dëgjuar për testosteronin dhe estrogjenin. Por çfarë ndodh me leptinën, oksitacinën apo tiroksinën? Në mënyrë që ne të jetojmë një jetë të lumtur dhe të shëndetshme, është e rëndësishme që trupi ynë të prodhojë hormone.

Këto 10 hormone janë jashtëzakonisht të rëndësishme për trupin tonë:
Testosteroni: Ky është një hormon i rëndësishëm seksual mashkullor që gjendet gjithashtu në sasi më të vogla tek femrat. Nivelet e testosteronit ndikojnë në zhvillimin e organeve riprodhuese (Seksuale) dhe kanë ndikim në ndërtimin e muskujve, dëshirën seksuale dhe gjithashtu në aftësitë njohëse.

Djemtë vërejnë se niveli i tyre i testosteronit rritet gjatë pubertetit, sepse atëherë ndodhin ndryshime fizike. Testikujt dhe penisi zmadhohen, zëri thyhet dhe mjekra fillon të rritet.
Me kalimin e moshës, mund të ndodhë një rënie në nivelet e testosteronit, e cila gjithashtu mund të ndikojë në ndryshimet fizike dhe mendore. Megjithatë, ky proces nuk është aq i papritur sa tek femrat që kalojnë menopauzën.