Le të flasim për fëmijët, seksin, planet për të ardhmen…Të gjithë e dinë se intimiteti dhe kënaqësia janë një element i rëndësishëm në një marrëdhënie në çift, por shpesh ato janë tematika të ndjeshme për t’u biseduar sidomos para betimit në altar, kjo sipas ekspertes së raporteve në çfit, Anastasiya Pochotna.
Por, ekspertët janë në një mendje kur thonë se ka disa gjëra që në fakt duhet t’i diskutoni përpara se të kurorëzoni dashurinë dhe të bëheni gati për një kapitull të ri në jetë.
Ja disa nga pyetjet që duhet të konsideroni:
Pyetje rreth kufijve seksualë:
-Çfarë të eksiton apo nuk të pëlqen në krevat?
-Çfarë mendimi ke për marrëdhëniet e hapura?
-A sheh porno vetëm apo në çift?
Pyetje rreth përvojave të së kaluarës:
-A ke pasur ndonjë përvojë seksuale që dëshiron ta flasësh?
-Si ndihesh kur diskuton për pasiguritë në dhomën e gjumit?
-A ke ndonjë traumë seksuale në të kaluarën që dëshiron ta ndash?
-Sa partnerë seksualë ke pasur?
-Cilat janë fantazitë e tua seksuale?
-Çfarë mendimi ke për një fëmijë në të ardhmen?
Pyetje rreth kënaqësive të ndërsjella:
-Si ndihesh për raportin tonë intim?
-Çfarë mund të bëj për të të bërë të ndihesh i/e vlerësuar seksualisht?
-A ka ndonjë aspekt të jetës sonë seksuale që mund ta përmirësojë apo ndryshojë?
-Cila pjesë e trupit tim të pëlqen më shumë?