LifeStyle

10 rregullat që duhet të ndjekin stjuardesat

Për disa njerëz, ideja për të udhëtuar me aeroplan në të gjithë botën, e sidomos për t’u paguar për këtë tingëllon si një punë e ëndrrave.

Por, të qenit stjuardesë vjen me një sërë kërkesash që duhet të plotësoni fillimisht, shkruan The Mirror.

Tani, një përdoruese në TikTok e cila po ashtu ka këtë profesion ka treguar për rregullat që ajo duhet të ndjekë.

Punonjësja me bazë në Shtutgart postoi një video një minutëshe në llogarinë e saj, prej secilës shtjelloi 10 rregullat që duhet të ndiqni për t’u bërë stjuardesë.

Në radhë të parë është mosha, pasi siç e shpjegon ajo duhet të jeni mbi 18 vjeç derisa ka linja ajrore që kërkojnë një moshë minimale 21 vjeç;

Duhet të dini not dhe të jeni konfident në ujë dhe kjo do të kontrollohet gjatë trajnimeve tuaja;

Nëse punoni si stjuardesë nuk duhet të keni tatuazhe apo edhe piercing, megjithatë disa linja ajrore do t’ju tolerojnë nëse i mbuloni tatuazhet;

Duhet të flisni anglisht rrjedhshëm e po ashtu të shkruani mirë, gjuhët e tjera janë avantazh për ju, por jo kërkesë;

Duhet të keni pasaportë valide;

Mund të menaxhoni situata të ndryshme dhe njerëz të ndryshëm derisa qëndroni profesionale;

Pajtoheni të punoni gjatë gjithë vitit, pa ditë fundjave, dhe jo ditë fikse të pushimit javor;

Keni një gjatësi minimale prej 1.60 metra dhe jeni fizikisht fit;

Keni mprehtësi vizuale prej -/+ 5 dioptri;

Duhet të jeni flesksibile dhe miqësore.