Luani është VIP-i i horoskopit dhe shenja që shkëlqen kudo ku shkon. Nëse sapo ndien energjinë të ndryshojë me hyrjen e një personi në dhomë, me siguri, ke parë një Luan. Inteligjent, seksi dhe pasionant, Luani di si të rrëmbejë vëmendjen, për mirë ose për keq.
Ja 10 situatat që veç një Luan i kupton:
Mund të qetësohet nëse askush nuk i kërkon të qetësohet – Thuaji një Luani “epo mirë, qetësohu” dhe shih se si do i marrin flokët flakë si Hadi te “Herkuli”.
Thjesht vdes për komplimente – Luani do të llastohet dhe të marrë pafund komplimente, ndaj shkrihet fare kur dikush i vë në dukje një cilësi të mirë, ose e komplimenton për veshjen/pamjen.
Kur shkon në një festë, por sheh që s’janë miqtë e tu, ndaj do të ikësh direkt – Megjithëse një shenjë sociale, Luani do të ketë rreth e rrotull miqtë më të mirë dhe të kalojë kohë me ta. Ndaj, nëse shkon në një festë dhe nuk i gjen vërdallë njerëzit e vet, është momenti të marrë plaçkat dhe të largohet.
Lideri i çdo grupi – Pse askush nuk merr dot vendime nëse s’i merr një Luan?!
Gjestet më romantike – Shiko, askush nuk e konkurron dot një Luan kur bëhet fjalë për romanticitet, ndaj thjesht hiq dorë. Luani është gjithnjë gati të shkojë në ekstrem, për të të bërë të ndihesh i/e lumtur.
Jeton në kështjellën e vet perfekte – Jo, s’mund të hysh nëse nuk je princ/eshë!
Flirton me të gjithë – Kur një Luan lidhet seriozisht me dikë, mërziten 890 të tjerë, sepse të gjithë mendojnë se do të martoheshin me një Luan. Epo, ca e kanë fatin, ca kanë trishtimin.
I kalon gjithnjë pritshmëritë – Kur një Luan thotë “do ta bëj diçka”, e bën dhe e kalon çdo pritshmëri, sepse po, kaq ekstra është.
Ka batutat më të lezetshme – Ku ka të qeshura me lot, ka një Luan në tavolinë. Na beso!
Super i sinqertë dhe më e bukura? S’ia merr njeri për ters – Të gjithë e njohin karakterin e Luanit, të gjithë e duan një Luan, ndaj kush mund t’ia marrë për ters një të vërtetë të thënë me shaka?