Horoskopi

10 situata që vetëm një Shigjetar i kupton

I udhëhequr nga Jupiteri, Shigjetari është një person optimist që sheh më të mirën në çdo situatë. Shigjetari do të përjetojë aventura, të ketë mundësi të reja dhe të bëjë gjithnjë miq të rinj. Më poshtë, të tregojmë 10 situata që vetëm një Shigjetar e kupton.
 
Udhëtimi është një aspekt shumë i rëndësishëm në jetën tënde
 
Një Shigjetar e ka të vështirë të qëndrojë në të njëjtin vend për shumë gjatë. Është gjithnjë duke planifikuar aventurën e radhës, duke menduar se në cilin vend do të shkojë si turist dhe cilin qytet do të vizitojë.
 
Ke mendime për çdo gjë
 
Shigjetari ka qindra interesa, në të njëjtën kohë dhe normalisht, ka një mendim për çdo gjë.
 
Do të analizosh me detaje çdo situatë
 
Duke qenë se je një person që të pëlqen të analizosh gjithçka, në shumë raste e gjen veten duke parë me detaje çdo gjë që ndodh vërdallë. Qoftë shaka, humor, apo diçka serioze, ti do të bësh ekspertizën tënde.
 
Merr përsipër gjëra që jo gjithnjë i përballon
 
Ti do të nisësh një projekt të ri, t’i japësh jetë një ideje të re, të dalësh, të pastrosh shtëpinë, të lexosh, të presësh bileta…por, a i bën dot të gjitha?
 
Vdes të mësosh gjëra të reja
 
Nëse hasesh me një term të ri, ti do bësh kërkimet e tua për të mësuar më shumë. Këtë e bën sepse kurioziteti nuk të lë rehat dhe realisht, s’të zë gjumi nëse nuk merr vesh informacionet që do.
 
Ndërmerr rreziqe
 
Një Shigjetar del gjithë kohës nga zona e rehatisë dhe do të provojë gjëra të reja, të cilat të tjerët mund të kenë frikë t’i provojnë.
 
Ke kudo miq
 
Shigjetari bën miq kudo ku shkon. Është një personalitet solar dhe shumë vibrant, ndaj s’është çudi që të gjithë e kanë një mik/e Shigjetar.
 
Ka diçka që e urren në një lidhje: Kur personi tjetër është i ngjitur!
 
Shigjetari është një shpirt i lirë dhe e vlerëson shumë lirinë, ndaj nuk është për t’u habitur që vlerëson kohën e vet më shumë se çdo gjë. Një partner i ngjitur i bën të ndihet sikur i zë frymën dhe nuk e lejon të bëjë gjërat që do.
 
E jeton jetën sipas vlerave të tua
 
Nëse të tjerët nuk të kuptojnë, për ty s’ka problem, sepse ke një mënyrë unike të të parit të gjërave dhe domosdo, këtë mënyrë e aplikon edhe në jetën tënde të përditshme. Sistemi yt i vlerave është i palëkundur dhe ai që rregullon të gjithë jetën tënde.
 
Të shkruash dhe të lexosh janë 2 pasionet e tua më të mëdha
 
Një Shigjetar ka një dhunti të paparë për të krijuar poezi dhe e ka bibliotekën me thesare. Thjesht që ta dini se ku të kërkoni një sugjerim të mirë.




TS Poll - Loading poll ...