Vrasësit serialë ekzistonin shumë kohë para se Xhek Rrjepësi të terrorizonte Londrën në vitet 1800. Kjo listë nxjerr në pah disa nga vrasësit më famëkeq të historisë, aktet brutale të të cilëve e bëjnë vrasësin famëkeq britanik të duket pothuajse i butë në krahasim me ta. Ndonëse shkaqet psikologjike të vrasjeve në seri nuk dihen, këto figura të lashta demonstrojnë thellësitë më të errëta të natyrës njerëzore.
Prokrustesi: Vrasësi serial famëkeq i mitologjisë greke
Një figurë nga mitologjia greke, Prokrustesi, i njohur gjithashtu si “tendosësi”, ishte i njohur për metodën e tij sadiste të vrasjes. Ai joshte udhëtarët në bujtinën e tij, ku i detyronte të uleshin në një shtrat hekuri ose duke i tendosur trupin ose duke i prerë gjymtyrët.
Liu Pengli: Vrasësi i parë serial i vërtetë në histori
Liu Pengli, një princ Han i shekullit të II para Krishtit, konsiderohet vrasësi i parë serial i regjistruar. Gjatë dy dekadave, ai vrau më shumë se 100 njerëz thjesht për sport, derisa më në fund iu hoqën titujt dhe u dëbua.
Mbretëresha Anula e Anuradhapurës: Misandristja dhe vrasësja seriale e Sri Lankës
Mbretëresha Anula, mbretëresha e parë në historinë e Sri Lankës, helmoi djalin dhe katër burrat e saj në kërkimin e saj të pamëshirshëm për pushtet. Mbretërimi i saj i terrorit përfundoi kur ajo u rrëzua dhe u dogj e gjallë.
Lokusta e Gaulit: Vrasësja e parë seriale femër në historinë perëndimore
Lokusta, një helmuese romake, luajti një rol kyç në vrasjet e perandorit Klaud dhe djalit të tij Britanikus. Ajo ishte e preferuara e perandorit Neron, i cili përdori ekspertizën e saj në helm deri në ekzekutimin e saj pas rënies së tij.
Zu Shenatir: Pedofil, vrasës serial dhe mbreti himiarit
Zu Shenatir ishte një sadist i shekullit të 5-të nga Jemeni, i cili joshte djem të rinj në shtëpinë e tij, ku i përdhunonte e i vriste duke i hedhur nga dritarja. Sundimi i tij i terrorit përfundoi kur një nga viktimat që kish shënjestruar e vrau.
Alisë Kiteleri: Gruaja e parë e dënuar për shtrigëri në Irlandë
Alisë Kiteler, një fisnike irlandeze, u akuzua për shtrigëri në vitin 1324 për dyshimin se kishte helmuar katër burrat e saj. Ajo iku në Angli, duke i shpëtuar dënimit, por shërbëtorja e saj u torturua dhe u dogj në shtyllë në vend të saj.
Zhil de Rais: Vrasësi serial famëkeq që vriste fëmijë
Një fisnik francez dhe shoqërues i Zhan D’arkës, Zhil de Rais rrëfeu se kishte torturuar, përdhunuar dhe vrarë mbi 140 fëmijë midis viteve 1432 dhe 1440. Ai u var për krimet e tij të tmerrshme, duke çimentuar vendin e tij në histori si një nga vrasësit serialë më të këqij.
Piter Stamp: Ujku i Bedburgut
Piter Stamp, një fermer gjerman, ka rrëfyer se ka vrarë dhe ngrënë 14 fëmijë, përfshirë edhe djalin e tij. Duke pretenduar se do të shndërrohej në një ujk për të kryer krimet e tij, ai u ekzekutua në vitin 1589 pas një gjyqi brutal.
Peter Niers: vrasës serial dhe kanibal nga Nurembergu
Peter Niers, një vrasës serial dhe kanibal famëkeq gjerman, u dënua për 544 vrasje, duke përfshirë praktikën e tmerrshme të prerjes së fetuseve nga gratë shtatzëna për t’u përdorur në magji. Ai u ekzekutua në vitin 1581 pasi terrorizoi fshatrat me aftësitë e tij të supozuara të mbinatyrshme.
Kristman Geniperteinga: Vrasësi serial monstruoz i pothuajse 1000 viktimave
Kristman Geniperteinga konsiderohet gjerësisht si vrasësi serial më vdekjeprurës në historinë e regjistruar, pasi ka dokumentuar vrasjet e 964 personave. Pas kapjes së tij, ai u dënua me një vdekje të ngadaltë e munduese në rrotën e torturave, ku ai duroi nëntë ditë agoni para se të vdiste përfundimisht./Ancient-Origins – Syri.net