Lajme

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati jep detaje

Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, ka bërë të ditur se është hapur aplikimi për studentët për ndarjen e 100 eurove.

Murati ka njoftuar se aplikimi duhet bëhet përmes platformës E-Kosova.

‘‘Aplikimi për studentë tashmë është i hapur në platformën e-Kosova tek shërbimet Kategoria Familja .

Pra hyni në E Kosova, shërbimet Kategoria Familja, aty mund të gjeni formularin për aplikim. Aplikimi mbetet i hapur deri me 5 qershor’’, ka thënë ai.

Të Ngjashme