LifeStyle

100 miliardë dollarë në llogari; kush është gruaja më e pasur në botë për 2023

Françoise Bettencourt Meyers, është trashëgimtarja e “L’Oreal” dhe është bërë gruaja e parë që grumbullon një pasuri prej 100 miliardë dollarësh, sipas një renditjeje të njerëzve më të pasur në botë.

Perandoria franceze e bukurisë e themeluar nga gjyshi i saj është në rrugën e duhur për performancën e saj më të mirë në dekada. Aksionet e “L’Oréal” u rritën në një rekord të lartë në Paris ditët e fundit.

Pasuria neto e 70-vjeçares kaloi 100 miliardë dollarë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, duke e bërë atë personin e 12-të më të pasur në botë.

Ajo është ende shumë larg nga homologu francez Bernard Arnault, i cili ishte i dyti në listë me një pasuri me vlerë neto prej 179 miliardë dollarësh. Meyers dhe familja e saj janë aksionerët më të mëdhenj të “L’Oreal”. Ajo u bë trashëgimtarja në fuqi e “L’Oreal” pasi nëna e saj, Liliane Bettencourt, vdiq në vitin 2017.

Rikujtojmë, se po në vitin 2007, Bettencourt Meyers ngriti padi për François-Marie Banier, një mik i ngushtë i nënës së saj, pas dyshimit se kishte marrë dhurata në vlerën e më shumë se 1 miliard dollarëve nga e moshuara. Banier më vonë u dënua me tre vjet burg dhe u urdhërua të paguante 16.5 milionë dollarë për Betencourt dhe familjen e saj.