Lajme

11 të lënduar nga aksidenti mes 4 veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Parallovë në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani, ku ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë 4 automjete, kurse 11 persona kanë pësuar lëndime.

“Më datën 09.10.2026 rreth orës 18:00, në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë gjegjësisht në fshatin Parallovë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete.Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar njëmbëdhjetë persona.

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, tha Osmani.

Të Ngjashme