ShowBizzz

12 orë në kosh plehërash, rrëfimi prekës i Nailirit për vështirësitë në jetë – flet edhe për kohën në burg

Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Nailir Piri, ka bërë rrëfimin e tij për jetën dhe vështirësitë që ka kaluar.

Ai ka treguar se në rini ka pasur shumë probleme, derisa tregoi shumë detaje nga jeta dhe se si arrite të dilte nga ajo ‘errësirë’.

“Në rini kam qenë shumë me problem, me sherre, kurrë s’kam qenë i urtë”, u shpreh banori.

“Jam rritur nga një prind shumë strikt, me shumë rregulla”, theksoi konkurrenti i këtij edicioni.

Tutje Nailiri zbuloi një moment ku ka qëndruar për 12 orë në kosh plehërash pasi kishte frikë se po e kapte policia.

Më pas kur ndodhej në burg, Nailiri thotë se ka menduar për jetën dhe për planet në vazhdimësi.

Sido që të jetë, theksoi se tani është krenar për veten dhe se ka mësuar shumë nga ajo që i ka ndodhur.

Një surprizë më vonë iu bë nga babai i tij, me një video-mesazh, pasi përmendi se e ka pikë të dobët.