2
Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Ivajë të Komunës së Kaçanikut, ku si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është shembur një stallë – dhe fatkeqësisht 13 bagëti kanë ngordhur, por dhjetëra të tjera janë shpëtuar.
Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa pronari i stallës ka dhënë rrëfimin e trishtë për atë që ndodhi këtë të shtunë.
Shaip Luta në një prononcim për Klankosova.tv ka treguar se kanë arritur t’i shpëtojnë afro 30 prej lopëve, ndërsa të tjerat i ka “zënë dheu në vend”.
“Është shembur kodra edhe m’i ka nxanë lopët. Kanë pshtu 25-30 lopë. 13 copa i ka nxanë në vend. Këto tjerat jo, se kanë qenë matanë” – tha ai.
Bagëtitë që mbeten nën dhe, Luta tha se akoma nuk janë larguar, ndërsa në lokacion kanë dalë zyrtarë policorë dhe nga komuna, transmeton Klankosova.tv
“Sot kanë qenë policia, kryetari i komunës, më kanë vizituar. Nuk kemi ndërmarrë kurrgjë me i hekë njëherë. Nër dhe janë të mbulume lopët”, përfundoi pronari.
Në video shihet se si pronari dhe banorët tentojnë t’i nxjerrin bagëtitë të gjalla nga stalla e shembur.


