Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se 13 të burgosur në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë kanë përfunduar me sukses programin rehabilitues për të burgosur “Menaxhimi i Zemërimit”.
Sipas njoftimit, programi është organizuar me qëllim të zhvillimit të aftësive psikosociale të pjesëmarrësve, rritjes së vetëkontrollit emocional dhe përmirësimit të sjelljes ndërpersonale.
Po ashtu, përmes këtij programi synohet edhe forcimi i aftësisë së të burgosurve për të marrë vendime të përgjegjshme dhe në përputhje me ligjin në situata të ndryshme jetësore.
“Programi është realizuar në përputhje me politikat rehabilituese, plan-programin institucional dhe standardet profesionale për trajtimin e të burgosurve”, thuhet mes tjerash në njoftim./teve1.info/
