Sienna Miller ka zbuluar se është në pritje të një vajze me partnerin e saj Oli Green, 14 vite më të ri. Aktorja 41-vjeçare e zbuloi lajmin e ëmbël në një intervistë për “Vogue”.
Në intervistë, Sienna ka thënë se ajo ka luftuar paragjykimet e saj për të qenë një nënë në këtë moshë. “Do të doja të arrija në një pikë ku nuk ndjeja nevojën të bëja shaka me të qenit më e vjetër dhe të kem një fëmijë”, tha ajo.
Sienna realizoi me “Vogue” edhe një set fotografik, ku ka treguar edhe barkun e rrumbullakosur. Në një prej fotove ajo shihet edhe me të dashurin e saj Oli. E pyetur për diferencën e moshës që ata kanë, Miller tha: Nuk ka pasur asgjë përveç dashurisë dhe gëzimit në marrëdhënien tonë.
Aktorja, e cila më parë ishte në një lidhje afatgjatë me Jude Law konfirmoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë në gusht.
Sienna dhe 27-vjeçari janë në lidhje që nga viti 2021. Aktorja është nënë e një vajze Marloëe, 10-vjeçe, nga martesa me Tom Sturridge me të cilin u divorcua në dhjetor të vitit 2020.