Pesëmbëdhjetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas përplasjeve gjatë protestës në Tiranë. Sipas përditësimit të fundit nga strukturat shëndetësore, deri në orën 17:00, mes të lënduarve janë protestues, efektivë policie dhe një kalimtar.
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 protestues, 4 efektivë policie dhe një kalimtar, i cili është lënduar gjatë përplasjeve.
Nga 9 protestuesit e paraqitur në spital, njëri është shtruar për të marrë trajtim të mëtejshëm mjekësor, ndërsa 3 të tjerë, pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm, janë larguar nga spitali.
Sa u përket efektivëve të policisë, dy prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore dhe kanë lënë spitalin.
Ndërkohë, një efektiv tjetër është paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
Në listën e të lënduarve është edhe një kalimtar, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijojnë në Tiranë, ndërsa situata mbetet e tensionuar.
