Lajme

156 faqe tekst e dhjetëra orë incizime për “Banjska”, avokatit serb i duken të padobishme për aktakuzë

Mbrojtja e të akuzuarve për rastin “Banjska” ka nisur fjalët përfundimtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Nën masa të larta të sigurisë janë sjellur edhe sot në gjykatore të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët akuzohen për sulmin terrorist në Banjskë në shtatorin e vitit 2023.

Deklarimet e tij përmbyllëse i ka përfunduar mbrojtja e Blagoje Spasojeviqit, avokati Ljubomir Pantoviq, sipas të cilit, aktakuza nuk ka lidhje me klientin e tij.

Pas fjalës së avokatit, i akuzuari Bllagoje Spasojeviq tha se ka menduar të pranojë fajësinë, por që në anën tjetër tha se “nuk mund të them se jam terrorist”.

“Shumë herë kam menduar që ta pranojë fajësinë, dhe po të ishte reale kjo aktakuzë e Prokurorisë Speciale unë këtë gjë do ta bëja. Unë jam fajtor për të ditë pse kam qenë në fshatin Banjskë. Dhe ky është gabimi im më i madh në jetë. Jam fajtor për këtë gjë, por i nderuar gjyqtar unë për vete nuk mund të them se jam terrorist për arsye se askënd nuk e kam vrarë, askënd nuk e kam lënduar, asnjë plumb të vetëm unë nuk e kam shkrepur ndaj pjesëtarëve të policisë dhe ndaj askujt tjetër. Nëse është ekzaminuar pushka ime, ka mund të vërtetohet se nga ajo pushkë janë shkrepur dy plumba. Që të dyja në reflektorin, i cili ka qenë pranë Manastirit i cili e ka ndriçuar atë zonë që unë kam qenë në atë moment”, tha ai.

Sulmi në Banjskë, prokurori Abazi: Ishte pjesë e një plani të strukturuar terrorist

Avokati Ljubomir Pantoviq teksa u mundua të shfajësojë të akuzuarit tha se gjatë këtij gjyqi nuk është marrë për bazë prezumimi i pafajësisë.

Të Ngjashme