Kuriozitete

16-vjeçari sulmohet për vdekje nga peshkaqeni

Një 16-vjeçarit i është këputur koka nga një peshkaqen teksa po peshkonte me shtizë në Xhamajka.

 

Policia tha se nxënësi i shkollës së mesme, Jahmari Reid, nga zona Trelawny në Xhamajkën veriperëndimore, u zhduk të hënën ndërsa ishte i vetëm në det. Ai ishte duke peshkuar me shtizë në ujërat në veri të ishullit, pranë qyteti të njohur turistik të Montego Bay.

Peshkatarët e gjetën trupin e tij të nesërmen me lëndime në përputhje me një sulm peshkaqeni, tha policia.

Mediat lokale raportuan se atij i ishte këputur koka me një nga krahët e tij të kafshuar dhe se përpjekjet për të vrarë peshkaqenin dhe për të gjetur kokën e prerë janë duke vazhduar.