ShowBizzz

2 vite nga hyrja në “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira e kujton kështu

Si një nga banoret që hynë disa kohë pas startimit të “Big Brother VIP”, për Einxhel Shkirën sot bëhen plot dy vite qëkur ajo u bë pjesë e shtëpisë më të famshme.

Moderatorja e ka kujtuar fillimin e kësaj eksperience që i ndryshoi jetën me anë të këtij shkrimi në InstaStory.

Hey kaluan dy vite… 26 Tetor 2021

Dita qe ndryshoj komplet rrjedhen e jetës time. Jam akoma falenderuese dhe mirënjohëse pafund për gjithcka mora dhe për gjithë dashurinë e suportin qe më keni dhënë e vazhdoni ende të më jepni“.

Kujtojmë se në këtë reality show, Einxhel arriti të gjente dashurinë e jetës së saj, Dj. Dagz, me të cilin tashmë ka krijuar një familje dhe kanë një djalë të vogël, Trev.



lokimagazine