ShowBizzz

20 vite pas ndarjes, Ashanti dhe Nelly konfirmojnë se janë sërish bashkë

Pas Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, një tjetër çift janë rikthyer në krahët e njërit-tjetrit.

Këngëtarja Ashanti dhe reperi Nelly janë rikthyer së bashku më shumë se 20 vjet pasi ishin çift.

Dyshja që u lidhën për herë të parë në vitin 2003 dhe u ndanë një dekadë më vonë. Të dy konfirmuan se janë edhe një herë një tjetër bashkë.

Ashanti mori pjesë në MTV VMA Awards të së martës mbrëma, ku Nelly po performonte dhe mbante një çantë me një foto të saj dhe Nellyt nga kur ata morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në 2003.

Gjatë një interviste me E! News, Ashanti tha se mendonte se çanta ishte “e lezetshme” dhe u pyet nëse ajo dhe ylli i “Hot in Here” ishin sërish në një lidhje.

Pas disa të qeshurash, ajo u përgjigj “Mendoj që…po”.

Nelly gjithashtu konfirmoi këtë gjatë një paraqitje të fundit me yjet e “Love and Hip Hop Atlanta” Rasheeda dhe Kirk Frost në shfaqjen e saj “Boss Moves with Rasheeda”.

“Ne jemi mirë përsëri. Mendoj se na befasoi të dyve. Nuk ishte asgjë që ishte planifikuar”, tha reperi.

Të dy Nelly dhe Ashanti janë parë së bashku në muajt e fundit, duke ndezur thashethemet për një pajtim.

Në maj, Ashanti nxori Nellyn në skenë gjatë shfaqjes së saj në Las Vegas në Palms Casino Resort ku të dy performuan këngën e tyre të vitit 2008 “Body on Me”.