Të paktën 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Bosnjë e Hercegovinë.
Sipas burimeve policore, të paktën 17 persona kanë humbur jetën në Jabllanicë, ku mes viktimave është edhe një grua shtatzënë.
Viktima ka edhe në Fojnicë dhe në Gojevicë.
“Për shkak të përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut, një popullsi e madhe është në rrezik, me informacione se ka viktima dhe një numër i madh i të plagosurve dhe të zhdukurve”, njoftoi Administrata Federale e Mbrojtjes Civile.
Numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë pasi, operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
/tiranapost