Lajme

22-vjeçari i vrarë në Vlorë, djali i ish-anëtarit të bandës së ‘Gaxhait’(E PLOTË)

22-vjeçari Gëzim Sinomati, i cili u qëllua me snajper këtë mbrëmje në Vlorë nuk ishte një person i panjohur për policinë.

Ai është djali i Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën nofkën “Buzderi” dhe si anëtar i bandës së Gazmend Brakës alias “Gaxhai” në vitin 1997 në Vlorë. Ky i fundit ka qenë i dënuar për  “Krijim i bandës së armatosur” dhe “Kryerje e krimeve nga bandat e armatosura”.

Sokol Sinomati përfundoi nW burg për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000. Ai aksidentalisht qëlloi Luigj Xhafën, kalimtar të rastit, edhe pse si qëllim kishte ekzekutimin e Sokol Nuhos, por situata i doli jashtë kontrollit.

Një vit më parë, më 3 janar 2022, një sasi tritoli i ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës së xhaxhit të 22-vjeçarit, Bernad Sinomati. Në atë kohë policia bëri me dije se  automjeti kishte shumë kohë që qëndronte i parkuar, pasi pronari ndodhej jashtë vendit.

Lexo edhe: Vritet 22-vjeçari Gëzim Sinomataj në Vlorë, policia jep detajet

Çka bëri që të lindin dyshimet se sasia e tritolit kishtë për qëllim dhënien e një mesazhi ndaj viktimës. pasi pronari i mjetit prej kohësh ndodhej jashtë shtetit. Si pasojë u regjistruan dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Bernad Sinomati është vënë në pranga në vitin 2015 për armëmbajtje pa leje dhe rezulton i dënuar në Belgjikë, ku vuajti edhe dënimin. Mirëpo, dyshohet se vrasje e nipit të tij ka të bëjë me dy grupe të fuqishme kriminale në qytetin e Vlorës, ku deri më tani janë shënuar disa viktima.

Deri më tani ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e vrasjes së të riut, Gëzim Sinomati.

Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në këmbë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

Pak minuta më parë u gjet edhe një automjet i djegur pranë stacionit të trenit në dalje të qytetit të Vlorës. Mendohet se autorë kanë përfituar nga errësira dhe kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”.

Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.

Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/v,” njoftoi policia.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo