Lajme

22 vjet nga atentati me granatë ruse ndaj gazetës “Bota sot”, Mazrekaj publikon foto e detaje nga ngjarja – Ka edhe një mesazh për krerët e shtetit

Sot në 22 vjetorin e atentatit të tmerrshëm në redaksinë e gazetës “Bota Sot”, editori Xhevdet Mazrekaj, ka përkujtuar këtë ngjarje duke shprehur dhimbje dhe reflektim.

Ai, nëpërmjet një postimi në Facebook ka kujtuar ngjarjen e asaj dite fatkeqe, kur një pako me granatë ruse u dërgua në adresën e gazetës, duke rrezikuar jetën e 12 anëtarëve të familjes së tij.

Fati e shpëtoi atë ditë, por heshtja e vazhdueshme e liderëve politikë të Kosovës për këtë sulm mbetet një plagë e hapur.

Mazrekaj në këtë postim ka folur edhe për arrestimin dhe dënimin e personit që ishte autor i kësaj vepre të tmerrshme nga shteti zviceran. Ai ishte Jeton Lleshi, njeri i afërt me figura të njohura politike politike të Kosovës.

Editori Mazrekaj nuk habitet me heshtjen e Thaçit e Haradinajt, por e konsideron të pakuptueshëm faktin, që për këtë rast folën kurrë as presidentja Osmani e as Kryeministri Kurti.

“Megjithëse Policia Federale e Zvicrës zbardhi të vetmin atentat terrorist ndër shqiptarët e Kosovës pas luftës, dhe Jeton Lleshi, atentatori, u dënua për këtë akt, heshtja nga liderët politikë të Kosovës ka qenë e vazhdueshme dhe e qëllimshme. Lleshi ishte i afërt me figura politike të njohura, përfshirë Ramush Haradinajn, Rexhep Selimin dhe këshilltarë të ngushtë të Hashim Thaçit. Nuk është për t’u habitur që as ish-presidenti Thaçi, as ish-kryeministri Haradinaj nuk reaguan për këtë rast, por është e pakuptueshme që edhe presidentja aktuale Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk e kanë përmendur kurrë këtë atentat në përvjetorë”, shkruan mes tjerash Xhevdet Mazrekaj.

Postimi i plotë: