Ishte ditë e hënë, e vitit 2001, rrugës për të shkuar në shkollë.
Por, një granatë dore që forcat serbe e hodhën këtu, doli të jetë fatale për Gazmend Brahimin.
E gjithë ngjarja ndodhi në Lagjen e Boshnjakëve me 29 janar, të vitit 2001, kur Mitrovica nuk po gjente qetësi as në ditët e lirisë.
Dhimbja për 15 vjeçarin e vrarë pas luftës së fundit, është ende e madhe.
Babai i Gazmendit, Agimi, kujton ngjarjet e asaj ditë të rëndë.
“Kështu ka ndodh edhe atë ditë me të 29 janar 2001, shqiptarët bënin roje, mirëpo edhe serbët mbledhshin një rrugë më lartë aty, ata me shumicë me detyra ka pasur kriminel që janë paguar për këto punë edhe kështu që i kanë hedh dy granata dore prej një rrugë më lartë këta kanë qenë aty shumicë kallabllak. Shumë e rand kush e ka përjetuar e di, por po u deshke të bëhemi të forte”, shprehet Agim Brahimi për Tëvë1.
Se diçka mund të ndodhte, Agim Brahimi, thotë se e kishte ndjerë.
“Një javë para se me ndodh kjo ishim këtu në lagje me një kafe edhe ishim duke qëndru, Gazmendi ishte me shokë të vet e unë isha tjetër tavolinë përnjëherë po më thotë a më thirre babë, i thash jo nuk të thirra,mu dukë se më thirre. Mas një jave ka ndodh kjo ajo me ka mbete disi”, tregon ai.
Shpërthimi që ndodhi jashtë, u dëgjua edhe brenda shtëpisë.
Nëna e Gazmendit, Zelushja, as pas 25 viteve nuk i ka harruar fjalët e fundit të të birit.
“Edhe për vit të ri kur qesin fëmija më pengon se është kanë krismë e madhe sa që qysh jam kane duke i pastruar pluhurat dorë më ka mbet kështu edhe jam dal në rrugë menjëherë. Më tregojnë se kur është kanë fjala e fundit e Gazit u kanë mami”, kujton momentet nëna e Gazmendit.
Bashkë me Gazmendin, atë ditë roje po bënte edhe vëllai Armendi.
Ky i fundit, u plagos rëndë teksa akoma ka 17 pjesë të granatës në trupin e tij.
“Mirë tash Armendi në deti kur shkon copat e vogla që i kanë mbet prej granatës i hiqen, por ka ende”, tregon nëna e tij.
Në përvjetorin e 25 të vrasjes së Gazmendit nga forcat serbe, të enjten në shtëpinë e familjes Brahimi, ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
