Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në fshatin Vërmicë, pasi gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore janë gjetur 26 mijë e 900 franga zvicerane.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 12 tetor, rreth orës 21:15, kur zyrtarët policorë, gjatë patrullimit, kanë hasur në dy automjete, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të Shqipërisë.
Automjetet drejtoheshin nga dy persona, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri i Shqipërisë, transmeton “Bota sot”.
Gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore, Policia ka gjetur shumën prej 26 mijë e 900 frangash zvicerane.
Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
Rasti është iniciuar si “Shpëlarje parash”.
