Lajme

26 vjet nga masakra e Izbicës

Sot shënohet 26-vjetori i masakrës së Izbicës, ku forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë të Skenderajt dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

Masakra e Izbicës është njëra prej krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror, transmeton Klankosova.tv.

Në mesin e viktimave ishte edhe një foshnje gjashtëmuajshe.

TS Poll - Loading poll ...

Deri tani, një person është arrestuar si i dyshuar për krimin monstruoz në Izbicë. Ai është një shqiptar me shtetësi të Serbisë, Muhamet Alidemaj.

I njëjti u arrestua në vitin 2021, ndërsa gjykimi ndaj tij është ende nuk vazhduar.



ks