Lajme

27 aktakuza për ndërtime pa leje në Pejë gjatë periudhës janar-prill

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë të ditur se  për gjashtëmbëdhjetë (16) muaj ka ngrit njëqindetridhjetenëntë (139) aktakuza, ndaj njëqindedyzetedy (142) personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Gjatë vitit 2025, prokurorët e kësaj prokurori  pas veprimeve hetimore për veprën penale “Ndërtimi pa leje” kanë ngritur njëqindedymbëdhjetë (112) aktakuza, kundër njëqindetrembëdhjetë (113) personave.

Kurse, për periudhën kohore janar – prill 2026, pas veprimeve hetimore nga kjo prokurori janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza, ndaj njëzetenëntë (29) personave për veprën penale të lartcekur.

Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha veprave penale, me theks të veçantë ndaj ndërtimeve pa leje, duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore dhe ligjore ndaj çdo personi që vepron në kundërshtim me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së rendit juridik dhe interesit publik.

Të Ngjashme