Edhe 27 janari i këtij viti, e gjeti në fshatin Majac të Podujevës.
Hakif Beqiri, nuk e harron kurrë, nipin dhe nxënësin e tij.
Behët fjalë për dëshmorin, Bedri Bajrami, i cili 27 vjet me parë, ra heroikisht në këtë fshat, gjatë luftimeve me forcat serbe.
Beqiri thotë se nipin e varrosi dy herë me duart e tij.
“Unë dy herë e kam varros me duar të mija, herën e parë në Dumnicë, kufomën e kemi nxjerr prej forcave serbe, e kemi marr kufomën mas dy javë dite edhe herën e fundit këtu tek varrezat e dëshmorëve”, është shprehur daja i Bedri Bajramit.
E vëllai i heroit, Bedri Bajrami, Nexhmiu thotë që në këtë ditë sado pak iu lehtësohet dhimbja.
“Për neve ditë me shumë kujtime e dhimbshme, kur kemi ë për herën për vrasjen e Bedit, por me këtë pjesëmarrje me këtë manifestim po na e lehtëson pak dhimbjen”, ka thënë vëllau i Bedri Bajramit.
Fjalë të mëdha për bashkëluftetarin, kishin edhe shokët e luftës.
“Shoku ynë i luftës, luftëtari i UÇK-së tregoi se çka është të jesh luftëtarë i lirisë e të mos zmbrapsesh edhe kur vdekja të shikon në sy”, u shpreh Llapashtica.
“Ne të ilegales që kemi punu po të mos ishin, familjarët tonë, po të mos ishin gjeneratat tona që kanë punu në luftë kundër pushtuesve ne do ta kishim shumë të vështirë”, ka thënë Humolli.
Në përvjetorin e rënies se zëvendëskomandantit të Njësisë Speciale “Komando”, nuk munguan as përfaqësuesit komunal.
“Një djalë që jetën e tij e ndërtoi me përkushtim, sakrificë dhe dinjitet, Bedi siç e quanim ne në qytet ishte një njeri modest por me vlera të mëdha një emër që sot përfaqëson guximin, përgjegjësin dhe dashurinë për atdheun”, ka thënë Restelica.
E ne fund të ceremonisë u shpërndanë edhe mirënjohje për gjithë martiret e fshatit Majac.
Ndryshe, Bedri Bajrami, ishte nga sportistët më të daluar të Kosovës.
Madje, ishte shpallur plot nëntë herë, kampion i Kosovës në atletikë.
