12 dhjetori nuk mund të bëhej më i veçantë se kaq për Bora Zemanin.
Përpos premierës së filmit “5 Herë Jo” dhe ditëlindjes së Arborit, Bora pak e dinte se datës së sotme do t’i shtohej një tjetër ngjarje e rëndësishme, ajo e propozimit për martesë nga Donaldi.
Ky i fundit përfitoi nga dita speciale për t’iu ulur në gjunjë Borës përpara publikut të gjerë që ishin mbledhur për premierën e filmit.
Sigurisht që ajo tha “Po”, ndërsa gëzimin e madh që ka ndjerë në këtë ditë ajo e tregoi me anë të kësaj videoje.
Pas mbylljes së premierës, ajo ka postuar një video krah Donaldit tek shihen në makinë duke kërcyer e kënduar teksa shihen tejet të lumtur dhe Bora tregon unazën në gisht.
“Bora gëzuar ditëlindjen e Arborit. Bora suksese për premierën. Bora urime për propozimin. 12.12.2023. FALEMINDERIT ZOT“- ka shkruar moderatorja krahas videos.
View this post on Instagram
lokimagazine