Hëna e plotë e dytë për këtë vit do të jetë në datë 24 shkurt në shenjën e Virgjerëshës. Por çfarë ndikimi do ketë ajo te secili prej jush?
Sipas rendit të përfitimit të energjisë, shkurti përfaqëson hënën e dëborës e lidhur pikërisht me ashpërsinë e motit gjatë kësaj periudhe. Kjo periudhë lidhet me ftesën e energjive të reja dhe ndryshimin e jetës.
3 gjërat që duhet të bësh në 24 shkurt:
Mundohu të vihesh në kontakt me energjitë e tua dhe bëj një përzgjedhje të atyre që do të mbash dhe nuk do të mbash. Gjej kohë të pastrosh shtëpinë dhe veten shpirtërisht nise nga aty.
Shkruaj mendimet që të vijnë. Merr nga energjia e tokës për të çliruar mendimet që të rëndojnë.
Purifiko veten me ujë. Bëj një dush të gjatë dhe fokusohu tek emocionet dhe mendimet e tua.
Disa nga frazat që mund të përdorësh në manifestim:
“Dua të shkoj në fazën tjetër të jetës me zemër të hapur”.
“Po liroj hapësirë rreth meje dhe brenda meje”.
“Unë besoj”.